Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Shkencëtarët thonë se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa mund të “shkatërronte atmosferën e planetëve fatkeqë që i dilnin përpara”.

Sipas ESA-s, ky ishte një shpërthim koronal mase – i ngjashëm me ato që shihen rregullisht në Diell.

“Këto shpërthime dramatike formësojnë motin hapësinor dhe mund të gërryejnë atmosferat e planetëve pranë. Por derisa janë të zakonshme në Diell, nuk ishim të aftë t’i zbulonim qartë në një yll tjetër.”

Joe Callingham nga ASTRON, autori i studimit të botuar në *Nature*, tha: “Astronomët kanë dashur prej dekadash të zbulojnë një shpërthim koronal në një yll tjetër. Rezultatet e mëparshme vetëm sugjeronin praninë e tyre. Tani e konfirmuam për herë të parë”.

Shpërthimi prodhon një valë goditëse dhe valë radio. Sinqali i zbuluar vinte nga një yll 130 vite dritë larg.

“Një sinjal i tillë mund të ekzistojë vetëm nëse materia largohet plotësisht nga flluska magnetike e yllit”, shpjegoi ai.

Ylli është një xhuxh i kuq – shumë më i ftohtë, më i vogël dhe më i zbehtë se Dielli.

Sinqali u zbulua me LOFAR përmes metodave të reja të përpunimit të të dhënave. Më pas, ekipi përdori XMM-Newton për të përcaktuar temperaturën, rrotullimin dhe shkëlqimin me rreze X të yllit.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp