Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Fu Cong, në deklaratën e tij pas miratimit të rezolutës dje në KS, theksoi se Kina mbështet çdo hap të nevojshëm të Këshillit që do të ndihmonte vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm në Gaza, do të ndalte katastrofën humanitare, do të niste rindërtimin pas luftës dhe do t’i jepte shpresë popullit të Gazës. Por ai shtoi se projekt-rezoluta e re e miratuar ka mangësi të shumta dhe kjo është jashtëzakonisht shqetësuese.

Përfaqësuesi kinez tha se dokumenti ka paqartësi për shumë çështje jetike, nuk pasqyron parimin themelor që Palestina duhet të qeveriset nga palestinezët, nuk siguron pjesëmarrjen efektive të OKB-së dhe të Këshillit të Sigurimit dhe nuk është rezultat i konsultimeve të mjaftueshme mes vendeve anëtare.

Fu Cong deklaroi se pavarësisht problemeve në dokument dhe shqetësimeve të Kinës, ata votuan „abstenim“, duke marrë parasysh situatën e brishtë dhe kritike në Gaza, domosdoshmërinë e mbajtjes së armëpushimit dhe qëndrimet e vendeve të rajonit dhe të Palestinës.

Dje KS miratoi rezolutën 2803, duke pranuar „planin me 20 pika“ të propozuar nga SHBA për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza dhe duke autorizuar krijimin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza.

Në votim, 13 vende votuan „pro“, ndërsa Rusia dhe Kina abstenuan.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp