Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Kryetarja Metsola tha se pas 733 netëve të gjata, në Kajro është arritur një marrëveshje që parashikon lirimin e pengjeve të mbetura dhe vendosjen e një armëpushimi në Gaza.

Ajo shprehu vlerësimin për përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, si dhe të SHBA-së, Egjiptit, Katarit dhe Turqisë për arritjen e kësaj pike, duke theksuar se tani marrëveshja duhet të respektohet dhe të zbatohet.

Metsola theksoi se ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për paqen dhe ringjalljen në Lindjen e Mesme, që mund t’i japë fund njëherë e përgjithmonë ciklit shumëvjeçar të dhunës, vuajtjeve dhe terrorit që ka përfshirë rajonin, dhe shtoi:

“Kjo sjell shpresë për të gjithë ata që kërkojnë një të ardhme paqësore në Gaza dhe për familjet e pengjeve që ende kalben në tunelet e Hamasit. Dje, kur filluan të vinin lajmet për një përparim të mundshëm në negociata, isha në Parlamentin Evropian me familjen e Evyatar David; si shumë të tjerë, ata kishin kohë që e prisnin dhe e shpresonin këtë moment. Paqja është e mundur.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp