MPJ e Kinës: Kufizimet ajrore të SHBA-ve do të dëmtojnë kontaktet midis dy popujve
Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës njoftoi se kufizimet që Shtetet e Bashkuara (SHBA) kanë vendosur mbi operacionet e linjave ajrore kineze do të dëmtojnë kontaktet midis dy popujve dhe gjithashtu do të cenojnë interesat e vetë SHBA-ve.
Zëdhënësi i Ministrisë, Lin Jian, në një konferencë të rregullt për shtyp, iu përgjigj pyetjes së një gazetari: “Cili është qëndrimi i Kinës për thirrjen e linjave ajrore kineze ndaj administratës së Trump që të heqë dorë nga plani për ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore ruse në fluturimet drejt SHBA-ve?”
Lin Jian deklaroi: “Ne shohim që edhe opinioni publik amerikan ka kundërshtime të forta ndaj kësaj mase. Ne mbështesim përpjekjet e kompanive kineze për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre legjitime.”
Albania News Agency Albania News Agency