Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Von der Leyen tha se mirëpret marrëveshjen për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza, e cila bazohet në propozimin e paraqitur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ajo theksoi përpjekjet diplomatike të SHBA-së, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë për arritjen e këtij përparimi dhe u shpreh e inkurajuar nga mbështetja e qeverisë izraelite dhe autoritetit palestinez.

Von der Leyen deklaroi se të gjitha palët duhet të përmbushin plotësisht kushtet e marrëveshjes dhe shtoi:

“Të gjithë pengjet duhet të lirohen të sigurt. Duhet të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm. Dhimbja duhet të marrë fund. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë dërgimin e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gaza. Dhe kur të vijë koha, ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë në rindërtim dhe rikuperim. Kjo mundësi duhet shfrytëzuar.”

Ajo përfundoi: “Kjo është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të besueshme politike drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme – një rrugë e bazuar në angazhim të fortë ndaj zgjidhjes me dy shtete.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp