Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Sipas vendimit të gjyqtarit Alexandre de Moraes të hënën, lideri i ekstremit të djathtë kishte shkelur ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale të vendosur muajin e kaluar.

Moraes shkroi se të dielën, ndërsa protestuesit në shumë qytete dolën në mbështetje të ish-presidentit, aleatët e Bolsonaros përdorën llogaritë në rrjetet sociale për të "nxisur dhe inkurajuar hapur sulmet ndaj Gjykatës së Lartë Federale dhe për të mbështetur ndërhyrjen e huaj në sistemin gjyqësor brazilian".

Gjyqtari, i cili u sanksionua nga SHBA javën e kaluar për rolin e tij në çështjen e Bolsonaros, urdhëroi që ai të vendoset në arrest shtëpiak në një vilë me palma në jug të kryeqytetit Brasilia. Vizitat lejohen vetëm për familjarët e ngushtë dhe avokatët.

Policia federale mori urdhër të konfiskojë të gjitha telefonat celularë që ndodheshin në vilë.

Vizitorëve të autorizuar për të takuar ish-presidentin nuk do t’u lejohet përdorimi i celularëve apo realizimi i fotografive dhe videove.

Zëdhënësi i Bolsonaros konfirmoi të hënën në mbrëmje se telefoni i tij u konfiskua nga policia dhe se ai ishte vendosur në arrest shtëpiak në rezidencën e tij në Brasilia.

Avokatët e Bolsonaros thanë se ai nuk ka shkelur asnjë vendim gjyqësor dhe do ta apelojnë vendimin.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp