Borrell: BE gjithmonë ka qenë mbështetës i fortë i krijimit të Shtetit të Palestinës
Bruksel, 29 nëntor (Hibya) – Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell deklaroi se BE-ja gjithmonë ka qenë mbështetës i fortë i krijimit të Shtetit të Palestinës dhe ndërtimit të institucioneve të saj.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Borrell zhvilloi një takim me ambasadoren e Palestinës pranë BE-së, Belgjikës dhe Luksemburgut Amal Jadou.
Borrell shprehu kënaqësinë e tij që mori një kopje të letrës së misionit nga presidenti i Palestinës Mahmud Abbas dërguar për Jadou dhe tha: "BE gjithmonë ka qenë mbështetës i fortë i krijimit të Shtetit të Palestinës dhe ndërtimit të institucioneve të saj."
Albania News Agency Albania News Agency