Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Krustev theksoi se Bullgaria është plotësisht e përkushtuar ndaj zbatimit të standardeve më të larta ndërkombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Ai prezantoi politikat që garantojnë të drejtat e fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara, si dhe nismat për barazi gjinore dhe parandalimin e dhunës.

“Bullgaria është një shembull për zbatimin e reformës më gjithëpërfshirëse në uljen e institucionalizimit të kujdesit për fëmijët. Falë përpjekjeve të shtetit, shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe gjithë komunitetit, janë mbyllur 135 institucione të veçanta për fëmijët,” tha Krustev, duke shtuar se është ristrukturuar edhe sistemi i kujdesit për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Zëvendësministri theksoi se qëllimi i reformës është ofrimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore cilësore e të aksesueshme për të gjithë dhe rritja e përfshirjes sociale.
“Politikat tona synojnë që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë plotësisht dhe në mënyrë të barabartë të drejtat e tyre, të marrin pjesë aktive në shoqëri dhe të kenë mbështetjen e nevojshme për veten dhe familjet e tyre,” përfundoi ai.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp