Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Zëdhënësi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për pretendimet se Kina aktualisht përballet me tarifa deri në 245%.

Ai tha: “Ne kemi vërejtur raportet përkatëse. Përsa i përket nga ka dalë shifra 245%, duhet të pyesni SHBA-në. Kina ka theksuar më parë se vendosja e tarifave jashtëzakonisht të larta ndaj Kinës nga SHBA është kthyer në një lojë numrash, që nuk ka ndonjë rëndësi reale ekonomike dhe vetëm e nxjerr në pah faktin se SHBA përdor tarifat si mjet dhe armë presioni.”

“Në luftërat tregtare dhe të tarifave nuk ka fitues. Kina nuk do luftë, por as nuk frikësohet prej saj. Nëse SHBA vazhdon me lojën e numrave tariforë, Kina do ta injorojë. Nëse SHBA këmbëngul të shkelë rëndë të drejtat dhe interesat e Kinës, Kina do të kundërpërgjigjet me vendosmëri dhe do të luftojë deri në fund.”

Po në të njëjtën linjë, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës tha: “Kina ka vënë re se tarifat kumulative ndaj disa produkteve kineze të eksportuara në SHBA kanë arritur në 245%. Kjo tregon qartë absurditetin e përdorimit të tarifave nga SHBA si instrument dhe armë. Kina ka sqaruar shumë herë qëndrimin e saj ndaj rritjes së njëanshme të tarifave nga SHBA. Ne do të injorojmë lojërat e pakuptimta me shifra tarifore. Por nëse SHBA vazhdon të shkelë rëndë të drejtat dhe interesat tona, Kina do të kundërpërgjigjet me vendosmëri dhe do të luftojë deri në fund.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp