Kina paralajmëron qytetarët e saj të shmangin udhëtimet në Japoni
Ministria e Kulturës dhe Turizmit njoftoi dje se udhëtarët kinezë duhet të shmangin udhëtimet në Japoni në një të ardhme të afërt.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit paralajmëroi dje turistët kinezë të shmangin udhëtimet në Japoni në një të ardhme të afërt.
Në deklaratë thuhet se siguria shoqërore në Japoni është bërë e paqëndrueshme, rastet e krimeve të drejtuara kundër qytetarëve kinezë janë rritur dhe disa prej sulmeve ende nuk janë zbuluar. Theksohet se mjedisi i sigurisë për qytetarët kinezë në Japoni po përkeqësohet.
Ministria gjithashtu tha se deklaratat provokuese të kryeministres japoneze Takaiçi Sanae lidhur me Tajvanin kanë dëmtuar rëndë marrëdhëniet midis popujve të dy vendeve dhe paraqesin rrezik të madh për sigurinë e qytetarëve kinezë që ndodhen në Japoni.
Turistët kinezë në Japoni u bëhet thirrje të ndjekin nga afër situatën lokale të sigurisë, të rrisin masat personale mbrojtëse dhe në raste urgjente të kontaktojnë policinë ose ambasadën kineze në Tokio dhe konsullatat përkatëse.
Albania News Agency Albania News Agency