Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Në një intervistë për gazetën spanjolle El País, Philippe Lazzarini tha se UNRWA "prej muajsh ka paralajmëruar për shenja urie dhe ka ngritur alarmin", por paralajmërimet e saj "nuk janë dëgjuar". Ai shtoi se përmes qendrave shëndetësore të UNRWA-s është vërejtur një "rritje gjashtëfish" e numrit të fëmijëve akutisht të kequshqyer në qytetin e Gazës gjatë [gjashtë] muajve të fundit.

Ai gjithashtu theksoi se në Bregun Perëndimor ka "një nivel të paparë dhune dhe zhvendosjeje me forcë" dhe se nëse nuk do të kishte qenë katastrofa në Gaza, kjo do të ishte në titujt kryesorë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh në konfliktet e ardhshme, Lazzarini tha:

Gaza po shndërrohet në varreza të së drejtës humanitare ndërkombëtare. Çdo gjë po shpërfillet kaq qartë... përfshirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që në janar 2024 bëri thirrje për një rritje të konsiderueshme të ndihmës së pakufizuar. Shihni ku kemi mbërritur sot.

Pandëshkueshmëria mbizotëron dhe po rritet perceptimi se e drejta humanitare ndërkombëtare nuk është universale në rajon. Sot është e vështirë t’u mësosh palestinezëve në shkolla për të drejtat e njeriut.

Ne praktikisht kemi anuluar konventat e Gjenevës. Ajo që ndodh sot dhe pranohet në Gaza nuk mund të izolohet; do të bëhet norma e re për të gjitha konfliktet e ardhshme.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp