Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Partia e Punës në Norvegji siguroi edhe katër vite të tjera në pushtet pasi arriti të përballojë rritjen e mbështetjes për të djathtën populiste në zgjedhjet e polarizuara.

Pakal pas mbylljes së kutive të votimit, parashikohej që qendra e majtë të fitonte 89 vende, ndërsa qendra e djathtë 80 vende. Për shumicë nevojiten të paktën 85 vende.

Sipas transmetuesit publik NRK, vetëm dy orë më vonë, kur ishin numëruar 99% e votave, rezultati nuk kishte ndryshuar.

Nën udhëheqjen e kryeministrit Jonas Gahr Støre, Partia e Punës u shfaq qartë si partia më e madhe, por kishte gjithashtu një rritje të madhe të mbështetjes për Partinë e djathtë të Progresit, e cila pritej të dyfishonte pozitat e saj në katër vitet e fundit.

Ndërkohë Partia Konservatore pati zgjedhjet më të këqija në 20 vitet e fundit.

Støre e mirëpriti rezultatin dhe minimizoi çdo zhvendosje nga e djathta. Ai u tha një turme entuziaste përkrahësish të Partisë së Punës: “Ky është një sinjal për botën e jashtme se socialdemokracia mund të fitojë pavarësisht një vale të djathtë”.

Në të djathtën, veçanërisht mes të rinjve meshkuj, rritja e mbështetjes për Partinë e Progresit u përshkrua nga disa si një “Maga-izim” i politikës norvegjeze.

Por rezultatet tregojnë se 65-vjeçari Støre, që është kryeministër që nga viti 2021, ka gjasa të qëndrojë në detyrë, dhe se ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili besohet se ka ndihmuar në rritjen e mbështetjes për Partinë e Punës në muajt e fundit, do të emërohet ministër i financave.

Kjo ndodhi pavarësisht kritikave të ashpra mbi mënyrën se si qeveria menaxhoi investimin e Fondit Norvegjez të Naftës në Izrael, dhe pavarësisht një fushate që mund të çojë në negociata të ndërlikuara me partitë e vogla të majta për të formuar qeverinë.

Udhëheqësja e Partisë Konservatore Erna Solberg pranoi humbjen, duke u thënë përkrahësve në Oslo: “Ne tashmë mund të themi se Partia Konservatore po fillon një epokë të re si parti opozitare në Storting”.

64-vjeçarja Solberg, e cila tashmë përballej me thirrje për dorëheqje, tha: “Kjo është përgjegjësia ime dhe jam jashtëzakonisht e trishtuar për këtë”.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp