Presidenti Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me Princin Trashëgimtar të Arabisë Saudite, Salman
Presidenti Rexhep Tajip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me Princin Trashëgimtar të Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman.
Gjatë bisedës u diskutuan përplasja midis Izraelit dhe Iranit, si dhe çështje rajonale dhe globale.
Presidenti Erdoğan deklaroi se Izraeli nën qeverinë Netanyahu është kërcënimi më i madh për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe se këtë e ka treguar sërish me sulmin ndaj Iranit. Ai theksoi se Izraeli duhet ndalur për të ulur tensionin.
Erdoğan tha se fakti që komuniteti ndërkombëtar ka mbyllur sytë ndaj pushtimit dhe gjenocidit në Palestinë, ka bërë që Izraeli të sillet në këtë mënyrë të paligjshme dhe agresive. Ai shtoi se sulmi ndaj Iranit, në një kohë kur po vazhdojnë negociatat bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit, synon të sabotojë përpjekjet për paqe dhe se rrjedhjet bërthamore të shkaktuara nga këto sulme tregojnë edhe njëherë se Izraeli po kërcënon me papërgjegjësi sigurinë rajonale dhe globale.
Presidenti Erdoğan theksoi se rajoni nuk ka më durim për një krizë të re, se një luftë shkatërruese do të shkaktonte valë migrimi të parregullt dhe se mosmarrëveshjet bërthamore mund të zgjidhen vetëm përmes vazhdimit të negociatave.
Albania News Agency Albania News Agency