Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se gjatë një vizite të shkurtër të homologut të tij omanian Badr Albusaidi në kryeqytetin iranian, atij iu paraqitën "elementët e marrëveshjes amerikane".

Kjo erdhi pas një raporti të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së që deklaronte se Irani kishte rritur më tej prodhimin e uraniumit të pasuruar – një komponent kyç për prodhimin e armëve bërthamore.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha të shtunën se pranimi i marrëveshjes është "në interesin më të madh" të Teheranit dhe shtoi: "Presidenti Trump e ka bërë të qartë se Irani nuk do të lejohet kurrë të ketë një bombë bërthamore."

Leavitt tha gjithashtu se një ofertë “e detajuar dhe e pranueshme” i ishte dërguar Iranit nga përfaqësuesi i posaçëm i Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff.

Propozimi vjen pas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) të parë nga BBC, i cili thotë se Irani ka më shumë se 400 kg uranium të pasuruar me pastërti 60%, shumë afër nivelit 90% të nevojshëm për armatim.

Kjo është shumë më tepër sesa niveli i nevojshëm për qëllime civile apo kërkimore bërthamore.

Nëse përpunohet më tej, sasia mund të jetë e mjaftueshme për rreth 10 armë bërthamore, duke e bërë Iranin i vetmi shtet pa armë bërthamore që prodhon uranium në atë nivel.

Raporti hap rrugën për presion nga SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mbi bordin drejtues të IAEA-s për të akuzuar Iranin për shkelje të detyrimeve të mosshpërndarjes.

Irani pretendon se programi i tij është paqësor. Të shtunën, media shtetërore iraniane e quajti raportin e IAEA-së si "politik" dhe me "akuza të pabazuara".

Irani paralajmëroi se nëse merren masa kundër Teheranit në takimin e bordit të IAEA-së, ai do të ndërmarrë “masa të duhura”.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp