SHBA nuk do të lëshojë viza për anëtarët e Autoritetit Palestinez dhe të Organizatës për Çlirimin e Palestinës
Uashington, 31 Korrik (Hibya) – Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj anëtarëve të Autoritetit Palestinez dhe të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), duke mos u dhënë atyre viza.
Në deklaratë, zyrtarët palestinezë akuzohen për "marrje hapash për ta ndërkombëtarizuar konfliktin me Izraelin përmes mekanizmave si Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND)".
Gjithashtu thuhet se Shtetet e Bashkuara nuk do të lëshojnë viza për anëtarët e OÇP-së dhe të Autoritetit Palestinez, duke deklaruar se: “Vendosja e sanksioneve dhe mbajtja e tyre përgjegjës për mosrespektimin e angazhimeve dhe minimin e shpresave për paqe është në përputhje me interesat tona të sigurisë kombëtare.”
Këto sanksione ndaj Autoritetit Palestinez vijnë në një kohë kur një numër në rritje shtetesh po shqyrtojnë njohjen e shtetit të Palestinës.
Kanadaja dhe Franca janë dy nga vendet e fundit që kanë shpallur se do të njohin palestinezët në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në shtator në Nju Jork.
Vlerësohet se kjo lëvizje e SHBA-së synon të vështirësojë pjesëmarrjen e udhëheqësve palestinezë në takim.
Albania News Agency Albania News Agency