Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Ministri i Jashtëm Andrii Sybiha njoftoi se, pavarësisht një nate me sulme të ashpra nga Rusia ndaj Ukrainës, së bashku me Ministren e Jashtme të Rumanisë, Toiu Oana, dhe Ministrin e Jashtëm të Moldavisë, Mihai Popșoi, kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke inauguruar linjën hekurudhore të drejtpërdrejtë Kiev–Bukuresht. Sybiha theksoi se kjo lidhje nuk është vetëm një rrugë e re transporti, por një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis popujve.

Ai shtoi se kjo linjë hekurudhore forcon lidhjet rajonale, integrimin, lëvizshmërinë dhe lidhjet ekonomike në kuadër të formatit të veçantë të bashkëpunimit Ukrainë–Moldavi–Rumani, të njohur si “Trekëndëshi i Odesës”.

Sybiha tha se bashkëpunimi midis vendeve është i frytshëm dhe kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, duke falënderuar punonjësit e Hekurudhave të Ukrainës për përkushtimin e tyre. “Fuqia jonë qëndron te njerëzit tanë”, tha ai.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp