Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Në deklaratë theksohet se heshtja dhe mosveprimi i bashkësisë ndërkombëtare janë të barasvlershme me bashkëpunim në krim.

UNRWA deklaroi se Gaza është shndërruar në varrezë për fëmijët dhe njerëzit që vuajnë nga uria para syve të opinionit publik botëror, duke theksuar se njerëzit atje janë të detyruar të zgjedhin midis vdekjes nga uria apo të bëhen objektiv i plumbave.

“Kjo është një nga planet më të pamëshirshme dhe makiaveliste të shfarosjes, e kryer në një atmosferë mosndëshkimi. Normat dhe vlerat tona po varrosen një nga një. Mosveprimi do të sjellë edhe më shumë kaos. Koha për të vepruar ka kaluar prej kohësh”, thuhet në deklaratë.

UNRWA theksoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë menjëherë përgjegjësi për tragjedinë humanitare në Gaza.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp