Zelensky: Ushtria ruse po përgatitet për më shumë sulme
Kiev, 6 Qershor (Hibya) – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se pavarësisht "llafeve boshe" në tryezën e negociatave dhe në media, ushtria ruse po përgatitet për më shumë sulme dhe mundësinë e zgjerimit të luftës.
Presidenti Zelensky tha se ka marrë raporte nga ekipi i tij lidhur me vizitën dhe takimet e mbajtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai theksoi se gjatë takimit janë diskutuar çështje si mbështetja mbrojtëse për Ukrainën, sanksionet kundër Rusisë, mundësitë diplomatike, mbrojtja e lirisë dhe lufta kundër dezinformimit rus. Zelensky tha:
“U kemi paraqitur partnerëve tanë një vlerësim të detajuar mbi qëllimet reale të udhëheqjes ruse. Pavarësisht llafeve në tavolinën e bisedimeve dhe në media, ushtria ruse po përgatitet për më shumë sulme dhe zgjerimin e luftës. Gjithashtu kemi ofruar informacion mbi kapacitetet e kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë dhe të ardhurat nga nafta dhe burime të tjera që duhet të kufizohen në emër të paqes.”
Albania News Agency Albania News Agency