Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Sipas sondazhit Eurobarometer, shtetet që mbështesin më shumë zgjerimin janë Suedia (79%), Danimarka (75%) dhe Lituania (74%). Nga ana tjetër, Austria (45%), Republika Çeke (43%) dhe Franca (43%) janë më pak mbështetëse.

Sidomos të rinjtë evropianë janë në favor të zgjerimit – 67% e grupmoshës 15–24 vjeç dhe 63% e grupmoshës 25–39 vjeç. Në përgjithësi, sondazhi tregon se dy të tretat e evropianëve e mbështesin këtë proces.

Zëvendësdrejtoresha e Qendrës së Politikave Evropiane, Corina Stratulat, tha: “Mbështetja vjen kryesisht nga të rinjtë dhe njerëzit e arsimuar. Dhe kjo nuk është për t’u habitur. Zakonisht janë këta që kuptojnë dhe përkrahin përpjekje të tilla.”

37% e pjesëmarrësve besojnë se zgjerimi do të forcojë ndikimin e BE-së në botë dhe po aq mendojnë se do të forcojë tregun evropian.

Së fundi, 30% e qytetarëve besojnë se zgjerimi do të çojë në më shumë solidaritet midis shteteve anëtare.

Megjithatë, Corina Stratulat theksoi se pas kësaj mbështetjeje publike duhet të ketë vendosmëri politike: “Do të ishte mirë që politikanët të shfrytëzonin këtë mbështetje për të qenë më ambiciozë në pranimin e anëtarëve të rinj dhe për të përgatitur më mirë Unionin për më shumë vende në tryezën e vendimmarrjes.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp