Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Guvernatori i Kentakit Andy Beshear tha të martën se të paktën shtatë persona janë konfirmuar të vdekur dhe 11 janë plagosur, duke paralajmëruar se këto shifra mund të rriten ndërsa hetimi vazhdon. Ai kishte thënë më herët se disa nga plagët ishin “shumë serioze”. Kryetari i bashkisë së Louisville, Craig Greenberg, shkroi në X këtë mbrëmje se “të gjitha ekipet e emergjencës së qytetit janë në vendngjarje”.

Beshear tha se gjendja e ekuipazhit të avionit mbetet e panjohur dhe se po punohet për të kontaktuar sa më shpejt familjet e prekur. “Kushdo që ka parë pamjet e videos e di sa e rëndë ishte kjo fatkeqësi, dhe ka shumë familje që presin me ankth lajme,” tha ai.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) po hetojnë aksidentin e fluturimit UPS 2976. FAA deklaroi të martën se hetimin do ta udhëheqë NTSB. Bordi njoftoi se ka krijuar një “ekip reagimi” që pritet të mbërrijë në Kentucky të mërkurën.

Sipas guvernatorit Beshear, raporti i parë për aksidentin “katastrofik” erdhi rreth orës 17:15 me orën lindore. Ai theksoi se avioni nuk transportonte ngarkesa të rrezikshme që mund të shkaktonin probleme mjedisore, por u rrëzua në një zonë që mund të paraqesë rreziqe në të ardhmen.

Guvernatori u bëri thirrje banorëve të mos i afrohen vendit të aksidentit, duke paralajmëruar se zona mund të jetë e ndezshme dhe shpërthyese, ndërsa zjarrfikësit po punojnë intensivisht për të gjetur të mbijetuar.

Shkollat publike të qarkut Jefferson njoftuan se për shkak të urdhrit “qëndroni në vend” pas aksidentit, të gjitha shkollat në distriktin më të madh arsimor të Kentakit do të jenë të mbyllura të mërkurën.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp