Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Pas takimeve në samitin e G20 në Afrikën e Jugut, von der Leyen vendosi disa “vija të kuqe” ndaj propozimeve të administratës së presidentit Donald Trump. Plani amerikan sugjeron që Ukraina t’i lërë Moskës territor, të përgjysmojë ushtrinë dhe t’i japë SHBA-ve 50% të përfitimeve nga rindërtimi.

Ajo deklaroi: “Çdo plan i besueshëm dhe i qëndrueshëm paqeje duhet së pari të ndalojë masakrën dhe të përfundojë luftën, por nuk duhet të mbjellë farat e një konflikti të ardhshëm”.

Sipas saj, BE ka tre kritere thelbësore: “Së pari, kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë. Së dyti, si shtet sovran, Ukraina nuk mund të pranojë kufizime që do ta linin të pambrojtur ndaj sulmeve të ardhshme dhe do të rrezikonin sigurinë evropiane”.

Ajo shtoi: “Së treti, roli qendror i Bashkimit Evropian në garantimin e paqes për Ukrainën duhet të pasqyrohet plotësisht. Ukraina duhet të ketë lirinë të zgjedhë fatin e saj dhe të drejtën për sovranitet. Ata kanë zgjedhur Evropën.”

Aleatët zhvilluan bisedime emergjente gjatë samitit dhe pritet t’i vazhdojnë ato të hënën gjatë një vizite të përbashkët në Angola. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, mirëpriti përpjekjet e SHBA-ve, por paralajmëroi se propozimi aktual “është vetëm një bazë që kërkon punë të mëtejshme”.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp