Kina eliminoi 628 mijë ton substanca që hollojnë shtresën e ozonit
Në Kinë u ndalua prodhimi dhe përdorimi i gjithsej 628 mijë ton substancash që hollojnë shtresën e ozonit.
Në Kinë u ndalua prodhimi dhe përdorimi i gjithsej 628 mijë ton substancash që hollojnë shtresën e ozonit.
Me rastin e Ditës Botërore të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit, Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit organizoi një takim në Pekin, ku u dha informacion mbi arritjet e Kinës në kuadër të Protokollit të Montrealit.
U theksua se që nga viti 1991, kur Kina iu bashkua protokollit, gjatë 34 viteve të fundit ajo ka zbatuar masa ekonomike, teknologjike, juridike dhe administrative për të eliminuar substancat që hollojnë shtresën e ozonit, duke i orientuar sektorët përkatës drejt një transformimi të gjelbër dhe me karbon të ulët.
Derisa tani, në Kinë janë eliminuar rreth 628 mijë ton substanca që hollojnë shtresën e ozonit, më shumë se gjysma e totalit të vendeve në zhvillim, duke parandaluar kështu 26 miliardë ton emetime të gazeve serrë ekuivalente me CO₂.
Sekretarja e Përgjithshme e Fondit Shumëpalësh të Protokollit të Montrealit, Tina Birmpili, në fjalimin e saj theksoi se udhëheqja e Kinës në ndërprerjen graduale të përdorimit të kimikateve që hollojnë shtresën e ozonit dhe në reduktimin e hidrofluorokarboneve që shkaktojnë ndryshime klimatike, është thelbësore për arritjen e objektivave të Protokollit të Montrealit.
U raportua se deri më sot, në nivel global, 99% e substancave që hollojnë shtresën e ozonit janë eliminuar dhe se vrima e ozonit mbi Antarktidë vazhdon të tkurret.
Albania News Agency Albania News Agency