Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, u kërkoi SHBA-së dhe Japonisë ta heqin sa më parë sistemin raketor Typhon me rreze të mesme.

Gjatë konferencës së rregullt për shtyp, Lin iu përgjigj pyetjes mbi sistemin Typhon që SHBA ka vendosur në Japoni në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

Ai shprehu pakënaqësi të thellë për zhvillimin dhe theksoi sërish se Kina i kundërshtohet kategorikisht.

Sipas tij, vendosja nga SHBA e sistemit Typhon në vendet aziatike dëmton interesat legjitime të sigurisë së vendeve të tjera, nxit garën e armatimit, rrit rrezikun e përplasjes ushtarake dhe paraqet kërcënime serioze për sigurinë strategjike të rajonit.

Lin nënvizoi se SHBA dhe Japonia duhet t’i respektojnë shqetësimet e sigurisë së vendeve të tjera dhe të hedhin hapa konkretë për të luajtur një rol pozitiv në paqen dhe stabilitetin rajonal.

Ai u bëri thirrje SHBA-së dhe Japonisë të dëgjojnë thirrjen e vendeve të rajonit, të kthehen nga rruga e gabuar dhe të heqin sa më shpejt sistemin Typhon.

Po ashtu, ai shprehu shpresën që Japonia të nxjerrë mësime nga historia e pushtimit, të ndjekë rrugë paqësore dhe të shmangë veprimet që minojnë besimin e fqinjëve dhe cënojnë paqen e stabilitetin në rajon.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp