Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Gjatë një ceremonie para garës, drejtori i Miss Universe Tajland, Nawat Itsaragrisil, e qortoi Fatima Bosch përpara dhjetëra konkurrenteve sepse nuk kishte ndarë përmbajtje promovuese.

I irrituar, ai thirri sigurimin dhe kërcënoi se do të skualifikonte ata që e mbështetën atë. Bosch u largua nga salla dhe të tjerat e ndoqën në shenjë solidariteti.

Videoja e ngjarjes, e transmetuar drejtpërdrejt, u përhap në internet. Organizata Miss Universe (MUO) dënoi sjelljen “me qëllim të keq” të Nawat, i cili më vonë kërkoi falje.

MUO reagoi ashpër, duke dërguar një ekip drejtuesish ndërkombëtarë për të marrë drejtimin e konkursit. Presidenti i MUO, Raul Rocha, tha në një video se Nawat “kishte harruar kuptimin e të qenit një mikpritës i vërtetë”.

Ndër ato që u larguan të martën ishte edhe Miss Danimarka, Victoria Kjaer Theilvig, e cila tha: “Kjo ka të bëjë me të drejtat e grave. Nuk duhet trajtuar në këtë mënyrë. Poshtërimi i një vajze tjetër është më shumë se mungesë respekti... Prandaj po marr pallton time dhe po iki.”

Miss Meksika, Bosch, më vonë tha në një intervistë: “Dua që vendi im ta dijë se nuk kam frikë të flas. Këtu jam më e fortë se kurrë. Kam një qëllim. Kam diçka për të thënë. Jemi në shekullin XXI. Nuk jam një kukull për t’u lyer e veshur. Jam këtu për të qenë zëri i grave dhe vajzave që luftojnë për kauzat e tyre dhe për t’i thënë vendit tim se jam plotësisht e përkushtuar ndaj kësaj.”

Pavarësisht polemikës, konkursi Miss Universe vazhdoi, dhe konkurrentet morën pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes të mbajtur në Bangkok të mërkurën.

Fituesja do të kurorëzohet si Miss Universe më 21 nëntor.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp