Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Meloni e përshkroi buxhetin me vlerë totale 18,7 miliardë euro si “serioz, i balancuar dhe i përgjegjshëm”, duke theksuar se fondet do të drejtohen për familjet, punësimin, bizneset dhe sektorin shëndetësor.

Ajo tha se për mbështetjen e familjeve janë ndarë 1,6 miliardë euro shtesë, me qëllim rritjen e shkallës së lindshmërisë dhe mbrojtjen e pronës së parë të banimit. Meloni shtoi se rreth 5 miliardë euro do të ndahen për punëtorët dhe pagat, përfshirë uljen e taksës mbi të ardhurat (Irpef) për klasën e mesme, pagesa shtesë, mbështetje për nënat punëtore dhe rinovimin e kontratave kolektive.

Meloni theksoi se 8 miliardë euro do të investohen në biznese, me qëllim forcimin e rritjes dhe konkurrueshmërisë së sistemit prodhues. Në sektorin shëndetësor do të shtohen edhe 2,4 miliardë euro përveç 5 miliardëve të mëparshëm, duke arritur një total prej 7,4 miliardë euro fonde shtesë.

“Në një periudhë të vështirë, kemi zgjedhur të përqendrojmë burimet tona në fushat që janë me të vërtetë të rëndësishme për popullin italian dhe të ruajmë linjën e përgjegjësisë fiskale. Falënderoj shumicën dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë rezultat,” tha Meloni.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp