Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Presidenti Milatoviç theksoi se, pavarësisht shkatërrimeve të luftës, fshatrave të djegura, qyteteve të rrënuara dhe mijëra viktimave të pafajshme, Mali i Zi nuk u dorëzua asnjëherë gjatë katër viteve të luftës.

Ai deklaroi se në ditët më të errëta të Luftës së Dytë Botërore, me respekt dhe mirënjohje të veçantë, kujtojnë të gjithë ata që mbajtën pishtarin e antifashizmit.

“Duke festuar gjithashtu Ditën e Evropës, ne nderojmë vlerat tona të përbashkëta civilizuese, idealet e drejtësisë dhe lirisë. Këto ideale janë kusht i domosdoshëm për mirëqenien e çdo individi dhe shoqërie. Rruga jonë drejt anëtarësimit në BE është rrugë përkushtimi ndaj antifashizmit, demokracisë, sundimit të ligjit dhe një shoqërie ku respektohet dinjiteti njerëzor pa përjashtim”, tha ai.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp