MPJ i Kinës: Udhëtimi pa viza do të forcojë marrëdhëniet Kinë-Rusi
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi dje se regjimi pa viza për qytetarët kinezë do të hyjë së shpejti në fuqi.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi dje se regjimi pa viza për qytetarët kinezë do të hyjë së shpejti në fuqi.
Zëdhënësja e MPJ-së së Kinës, Mao Ning, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, theksoi se zbatimi i udhëtimit të ndërsjellë pa viza do të forcojë më tej shkëmbimet humanitare dhe kulturore dhe do të jetë në përfitim të përbashkët të popujve të të dy vendeve.
Mao Ning theksoi se Kina i kushton rëndësi të madhe lehtësimit të udhëtimeve të ndërsjella të qytetarëve të të dy vendeve.
Si një projekt pilot, Kina nisi më 15 shtator të këtij viti politikën e përjashtimit nga viza për qytetarët rusë me pasaportë të zakonshme.
Albania News Agency Albania News Agency