Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Pas dorëheqjes së liderit të partisë, fituesi i garës për drejtim, studenti i doktoraturës Koki Okumura, i specializuar në kërkimet mbi inteligjencën artificiale, shpalli në një konferencë për shtyp një plan tjetër.

Studenti 25-vjeçar në Universitetin e Kiotos, i cili e përshkruan veten si asistent të partisë, tha: “Lideri i ri do të jetë inteligjencë artificiale. Partia do t’ia besojë vendimmarrjen IA-së.”

Okumura shpjegoi se lideri i ri do të ketë formën e një avatari pingvini, si një referencë për dashurinë e japonezëve për kafshët. Por, për shkak se ligji zgjedhor kërkon që kandidatët të jenë shtetas japonezë, ai nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

“Ligjërisht, përfaqësuesi duhet të jetë një person i vërtetë, ndaj zyrtarisht një njeri do të shërbejë si përfaqësues,” tha ai.

Në një intervistë për CNN, Okumura tha se parashikon që IA përfundimisht të marrë përsipër të gjitha proceset e vendimmarrjes që lidhen me aktivitetet e partisë: “Besoj se ka potencialin për të kryer detyra me një ndjeshmëri më të lartë sesa njerëzit. Ky qasje mund të na lejojë të marrim në konsideratë zëra që shpesh neglizhohen dhe të krijojmë një mjedis më gjithëpërfshirës dhe njerëzor për pjesëmarrjen politike.”

Edhe pse nuk ka një afat kohor për ngritjen e IA-së në këtë rol, është krijuar një komitet përgatitor. Pamja e pingvinit ende nuk është zbuluar.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp