Presidenti Erdoğan u takua me Presidentin e Rusisë Putin
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Kinë.
Presidenti Erdoğan u takua me liderin rus Vladimir Putin në Kinë.
Presidenti Erdoğan po vazhdon kontaktet e tij diplomatike në Kinë, ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OŞB). Në kuadër të samitit ai zhvilloi një takim me liderin rus Putin.
Para takimit, Erdoğan tha: "Ftesa ime mbetet në fuqi, ju presim në vendin tonë sa më shpejt. Kemi marrëdhënie të sinqerta të bazuara në besim. Marrëdhëniet tona po vazhdojnë të zhvillohen pa u ndikuar nga sfidat konjukturale. Bisedimet tona teknike po ecin pozitivisht".
Lideri rus Putin falënderoi presidentin Erdoğan për përpjekjet e tij politike dhe diplomatike për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.
Para takimit me Putinin, Erdoğan ishte takuar edhe me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë, Pashinyan.
Albania News Agency Albania News Agency