Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Presidenti Milatoviç deklaroi se zhvilloi një takim dypalësh me Mbretin Abdullah II gjatë sesioneve të samitit të liderëve të Procesit të Akabës.

Ai theksoi se gjatë takimit u nënvizua interesi i përbashkët për intensifikimin e dialogut politik në nivelin më të lartë në të ardhmen. U vlerësua se ekziston hapësirë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, sidomos në fushën ekonomike dhe atë të sigurisë, përmes lidhjes së potencialeve ekonomike të të dy vendeve.

Milatoviç informoi Mbretin Abdullah II për përparimin e përgjithshëm që ka bërë Mali i Zi kohët e fundit dhe për përpjekjet për të arritur sa më shpejt objektivin strategjik të politikës së jashtme – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp