Prodhimi i drithërave në Kinë ka shënuar rritje të qëndrueshme në 5 vitet e fundit
U njoftua se gjatë periudhës së “Planit të 14-të Pesëvjeçar” (2021–2025) prodhimi i drithërave në Kinë është rritur vazhdimisht.
Gjatë periudhës së “Planit të 14-të Pesëvjeçar” (2021–2025) prodhimi i drithërave në Kinë ka shënuar rritje të pandërprerë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, në pesë vitet e fundit, në përputhje me synimin për të ndërtuar një vend me bujqësi të fortë, puna për zhvillimin rural ka avancuar me vendosmëri, duke siguruar rritje të qëndrueshme dhe cilësore në bujqësi dhe zhvillim rural. Kjo ka ofruar mbështetje të fortë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Sipas të dhënave të publikuara sot, në vitin 2024 prodhimi i drithërave e ka tejkaluar për herë të parë shifrën 706 miliardë e 500 milionë tonë, duke shënuar një rritje prej 37 milionë tonësh krahasuar me vitin 2020.
Ministria bëri të ditur gjithashtu se sasia e drithërave për frymë në Kinë ka arritur në 500 kilogramë, çka tregon se siguria ushqimore e vendit është e garantuar në mënyrë efektive.
Albania News Agency Albania News Agency