Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Postimi i Presidentit në Truth Social erdhi pasi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson tha se një votim për publikimin e dokumenteve të Departamentit të Drejtësisë për çështjen Epstein do të ndihmonte të hiqej dyshimi se “Trump ka lidhje me këtë çështje”.

Trump shkroi të dielën vonë në platformë: “Republikanët e Dhomës duhet të votojnë për publikimin e dosjeve të Epstein sepse nuk kemi asgjë për të fshehur.”

“Dhe ka ardhur koha të heqim qafe këtë Mashtrim Demokrat të shpikur nga të Çmendurit e Majtë Radikalë për të shpërqendruar vëmendjen nga Suksesi i Madh i Partisë Republikane.”

Shtëpia e Bardhë po has vështirësi në zbutjen e dyshimeve brenda bazës së devotshme MAGA të Trump se administrata po fsheh detaje të krimeve të Epstein për të mbrojtur elitën e pasur të lidhur me të, përfshirë edhe vetë Trumpin.

Pavarësisht publikimit të dokumenteve nga republikanët gjatë këtij viti – përfshirë mbi 20 000 faqe të publikuara javën e kaluar – presioni për zbardhjen e më shumë informacioni, si dokumentet e FBI-së dhe materialet e lidhura me trashëgiminë e Epstein, vazhdon të rritet.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp