UNRWA bën thirrje për armëpushim urgjent për Palestinën
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) bëri një deklaratë për të tërhequr vëmendjen mbi ngjarjet në Gaza.
Në deklaratën e UNRWA-së u bë thirrje për armëpushim urgjent.
Në llogarinë zyrtare të agjencisë u publikua: “Gjithnjë e më shumë njerëz në Gaza detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre. Ata detyrohen të ecin nëpër rrugë bosh. Nuk ka vend të sigurt ku mund të shkojnë. Nuk ka strehimore. Nevojiten masa urgjente për një armëpushim të menjëhershëm.”
Albania News Agency Albania News Agency