Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Zelensky tha se raketa ka rënë në një rrugë të një lagjeje ku ndodhen ndërtesa banimi.

Sipas raportimeve paraprake, sulmi ishte me raketë balistike. “Deri tani janë konfirmuar 14 viktima, përfshirë gjashtë fëmijë. Ngushëllime familjeve dhe të afërmve të tyre. Operacioni i shpëtimit vazhdon, së paku pesë ndërtesa banimi janë dëmtuar”, shtoi ai.

Zelensky theksoi se sulmet ruse ndodhin çdo ditë dhe vrasin njerëz: “Ka vetëm një arsye pse kjo vazhdon – Rusia nuk dëshiron armëpushim dhe këtë e shohim. E sheh e gjithë bota. Çdo raketë, çdo avion sulmues dëshmon se Rusia dëshiron vetëm luftë. Dhe vetëm presioni ndaj Rusisë, përpjekjet për të forcuar Ukrainën, mbrojtja ajrore dhe forcat tona mund të përcaktojnë kur do të përfundojë kjo luftë.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp