Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Qeveria talebane konfirmoi se forcat e saj kanë sulmuar trupat pakistaneze në disa zona malore veriore.

Sipas talebanëve, operacionet, të quajtura “kundërpërgjigje”, pasuan pas akuzave se Pakistani kishte shkelur hapësirën ajrore afgane dhe kishte bombarduar një treg brenda kufijve të saj. Ende nuk dihet numri i viktimave.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Muhsin Naqvi, deklaroi se sulmet afgane ishin “të pajustifikuara” dhe se ishte qëlluar ndaj civilëve, duke paralajmëruar se vendi i tij do të përgjigjej “me gur për çdo tullë”.

Islamabadi akuzoi Kabulin për strehimin e terroristëve që synojnë Pakistanin nga territori afgan, por qeveria talebane e mohoi këtë.

Sipas BBC-së, të dyja palët përdorën armë të lehta dhe artileri në rajonin Kunar–Kurram.

Ushtria pakistaneze nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare, por një burim sigurie i tha BBC-së se të shtëna janë raportuar në pika të ndryshme kufitare, përfshirë Angoor Adda, Bajaur, Kurram, Dir, Chitral dhe Baramcha.

Pakistani prej kohësh akuzon talebanët afganë se lejojnë grupin TTP (Talibanët e Pakistanit) të veprojnë nga territori i tyre kundër qeverisë në Islamabad, duke forcuar përpjekjet për një sistem qeverisjeje islamike të rreptë.

Qeveria talebane afgane e ka mohuar gjithmonë këtë.

Tensionet e fundit përkuan me një vizitë historike njëjavore të ministrit të Jashtëm afgan Amir Khan Muttaqi në Indi – të parën që nga rikthimi i talebanëve në pushtet.

Si pjesë e një zbutjeje diplomatike, Delhi rihapi ambasadën në Kabul, e mbyllur katër vjet më parë pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Naqvi paralajmëroi: “Afganistani do të marrë një përgjigje si India, në mënyrë që askush të mos guxojë të shikojë Pakistanin me armiqësi.”

Arabia Saudite, e cila nënshkroi muajin e kaluar një marrëveshje për mbrojtje reciproke me Pakistanin, u bëri thirrje Islamabadi dhe Kabulit për vetëpërmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit.

Katar gjithashtu shprehu shqetësim për tensionet në kufirin Pakistan–Afganistan dhe u bëri thirrje të dyja palëve të japin përparësi “dialogut, diplomacisë dhe maturisë”.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp