Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Drejtori i Shërbimit të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së, Joseph Edlow, tha se presidenti i kishte urdhëruar të kryente "një rishikim të plotë dhe rigoroz të çdo green card-i për çdo të huaj që vjen nga një vend shqetësues".

Kur BBC pyeti se cilat vende ishin në listë, institucioni iu referua deklaratës së publikuar nga Shtëpia e Bardhë në qershor, e cila përfshinte Afganistanin, Kubën, Haitin, Iranin, Somalinë dhe Venezuelën.

Njoftimi erdhi pasi një shtetas afgan qëlloi dy ushtarë të Gardës Kombëtare në Washington të mërkurën, ku njëri prej tyre humbi jetën.

I dyshuari, Rahmanullah Lakanwal, kishte ardhur në SHBA në vitin 2021 përmes një programi që ofronte mbrojtje të veçantë imigracioni për afganët pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani.

Administrata tha se shqetësimet e sigurisë dhe skadimi i vizave të punës, studentëve dhe turistëve ishin arsye për përfshirjen e një vendi në listë.

Ndër vendet e tjera ku poseduesit e green card do t’i nënshtrohen rishikimit janë Birmania, Çadi, Republika e Kongos dhe Libia.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp