Al Sani u takua me ministrin e Jashtëm të Sirisë, Shejbani
Doha, 5 tetor (Hibya) – Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheik Mohammed bin Abdurrahman bin Jasim Al Sani, zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve të Republikës Arabe të Sirisë, Esad Hasan Shejbani.
Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, mënyrat për t’i forcuar e zhvilluar ato, zhvillimet e fundit në Siri si dhe një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë.
Al Sani përsëriti mbështetjen e Shtetit të Katarit për unitetin, sovranitetin dhe pavarësinë e Sirisë, si dhe për aspiratat e popullit vëllazëror sirian për një jetë të denjë dhe ndërtimin e institucioneve e shtetit ligjor.
Ai gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Katarit për përpjekjet për rindërtim, zhvillim dhe stabilitet në Siri.
Albania News Agency Albania News Agency