Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Deklarata e udhëhequr nga Kallas u mbështet nga 26 prej 27 shteteve anëtare të BE-së, ndërsa vetëm Hungaria nuk e mbështeti. Budapesti është një aleat i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, i cili gjatë fundjavës e quajti “spektakolare” operacionin ushtarak që rrëzoi Maduron dhe la të kuptohej se SHBA-të do ta qeverisnin përkohësisht Venezuelën, pa përcaktuar një afat përfundimtar.

Në deklaratë thuhet: “BE-ja rikujton se në çdo rrethanë duhet të respektohen parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së. BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve për qetësi dhe përmbajtje, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit dhe arritjen e një zgjidhjeje paqësore të krizës.

Respektimi i vullnetit të popullit venezuelas mbetet e vetmja rrugë për rivendosjen e demokracisë në Venezuelë dhe zgjidhjen e krizës aktuale.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp