Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Tom Berendsen, njoftoi se Bashkimi Evropian ka zgjeruar vendimet e sanksioneve ndaj Rusisë, duke synuar rritjen e presionit mbi Moskën.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Berendsen bëri të ditur se mes personave të sanksionuar janë 24 anëtarë të Agjencisë së Dizajnit Social (SDA), e lidhur me aktivitetet dezinformuese me bazë në Rusi.

Berendsen deklaroi se kjo strukturë përpiqet të destabilizojë shoqëritë përmes dezinformimit dhe theksoi se qëllimi i BE-së është ta sjellë Moskën në tryezën e negociatave.

Në kuadër të vendimeve të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, janë vënë në shënjestër jo vetëm individë dhe organizata që luajnë rol në aktivitetet dezinformuese, por edhe aktorë të lidhur me sulmet kibernetike.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp