Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Ministria e Jashtme e Kinës i cilësoi pretendimet si krejtësisht të pabaza dhe shpifje me qëllim të keq.

Zëdhënësi Lin Jian deklaroi se këto akuza janë të pabazuara, dashakeqe dhe janë hedhur poshtë edhe më parë.

Ai theksoi se Kina i përmbahet gjithmonë parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe nuk ka as interes e as synim të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Kush ndërhyn vazhdimisht në punët e brendshme të vendeve të tjera, kush prej kohësh mbikëqyr qeveri, kompani dhe qytetarë në mbarë botën dhe mbledh të dhënat e qytetarëve të vendeve të tjera? Komuniteti ndërkombëtar e di shumë mirë këtë”, tha ai.

Lin Jian i bëri thirrje SHBA-së të reflektojë mbi veprimet e veta, të heqë dorë nga akuzat e pabaza ndaj Kinës, të mos e përdorë Kinën si justifikim gjatë zgjedhjeve dhe të ndërmarrë hapa që do të kontribuojnë në marrëdhëniet dypalëshe.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp