Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ndarë një mesazh me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të vendit.

Në mesazhin e saj, Meloni tha: “Sot Italia feston 80-vjetorin e Çlirimit. Në këtë ditë të veçantë, kombi nderon lirinë e rifituar dhe riafirmon rëndësinë qendrore të vlerave demokratike që u mohuan nga regjimi fashist, por që prej 77 vitesh janë të rrënjosura në Kushtetutën e Republikës. Demokracia e merr forcën dhe gjallërinë e saj nga respekti për tjetrin, dialogu dhe liria – dhe jo nga shtypja, urrejtja apo mohimi i legjitimitetit të kundërshtarit politik. Sot rinovojmë përpjekjen tonë që ky përvjetor të jetë një moment pajtimi kombëtar në emër të lirisë dhe demokracisë, kundër çdo forme totalitarizmi, autoritarizmi dhe dhune politike.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp