Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

MPJ palestineze deklaroi se dënon vendimin e autoriteteve izraelite për të mbyllur 6 shkolla të UNRWA-së që ndodhen në kampin e refugjatëve Shuafat dhe në lagjet Silvan, Wadi al-Joz dhe Sur Baher në Kudus.

Në deklaratë thuhej se ky vendim ua heq të drejtën për arsim qindra nxënësve, errëson të ardhmen e tyre, përpiqet t’u imponojë programin arsimor izraelit dhe dëmton procesin arsimor.

“Kjo përbën shkelje të qartë të imunitetit dhe privilegjeve që i përkasin Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të saj, dhe është një sulm serioz ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe legjitimitetit ndërkombëtar që konfirmon se Kudusi është pjesë e pandashme e territoreve palestineze të pushtuara që nga viti 1967 dhe kryeqytet i shtetit të Palestinës.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp