Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Komisioni Evropian dha vendimin ndaj X të premten pas një hetimi dyvjeçar në kuadër të Aktit për Shërbimet Dixhitale (DSA), miratuar në vitin 2022 për të rregulluar platformat online. Pas njoftimit, Musk iu përgjigj një postimi të Komisionit në X duke shkruar: “Budallallëk”.

Duke shtuar kritikat ndaj BE-së, Musk shkroi në X: “BE duhet të shpërbëhet dhe sovraniteti t’u kthehet vendeve individuale, në mënyrë që qeveritë të përfaqësojnë më mirë popujt e tyre”. Komentet e tij erdhën teksa zyrtarë të lartë të SHBA-ve po rritnin kundërshtimet ndaj vendimit.

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio shkroi në X të premten se gjoba është “një sulm nga qeveritë e huaja ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe popullit amerikan”.

Ambasadori amerikan në BE, Andrew Puzder, shkroi të shtunën në X: “Gjobitja e tepërt prej 120 milionë eurosh është rezultat i rregulloreve të tepruara të BE-së kundër inovacionit amerikan”. Ai shtoi: “Administrata e Trump është qartësisht kundër censurës dhe do t’i kundërvihet rregulloreve të rënda që synojnë kompanitë amerikane jashtë vendit. Ne presim tregti të ndershme, të hapur dhe reciproke me BE-në — asgjë më pak”.

Javën e kaluar Komisioni konstatoi se shkeljet përfshinin “dizajn mashtrues të shenjës blu, mungesë transparence në arkivin e reklamave dhe mosdhënie të aksesit të dhënave publike për studiuesit”. Zëvendëspresidentja ekzekutive e BE-së për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë, Henna Virkkunen, tha: “Me vendimin e parë të DSA-s për mos-përputhje, ne akuzojmë X për shkelje të të drejtave të përdoruesve dhe shmangie të përgjegjësisë”.

X ka 60 ditë për të paraqitur planin ndaj problemit të shenjave të kaltra “mashtruese” dhe 90 ditë për një plan mbi transparencën e arkivit të reklamave dhe aksesin e studiuesve në të dhënat publike. Komisioni paralajmëroi: “Mos-respektimi mund të çojë në gjoba periodike”.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp