Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Kryeministri holandez Dick Schoof theksoi rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve evropiane për mbështetjen e Ukrainës dhe unitetit në negociatat e paqes. Ai diskutoi zhvillimet më të fundit për çështjen me presidentin finlandez Alexander Stubb dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

Shoof deklaroi se tema kryesore e bisedimeve kishte të bënte me sigurimin e garancive të sigurisë për Ukrainën në rast të një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Ai gjithashtu nënvizoi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes aktive të Evropës në të gjitha çështjet që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e saj.

Schoof shtoi se po shqyrtohen mundësi të reja për të mbështetur Ukrainën, në mënyrë që ajo të vazhdojë mbrojtjen kundër Rusisë dhe të forcojë pozicionin e saj në tryezën e negociatave.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp