Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, njoftoi në një postim në rrjetet sociale se kishte marrë pjesë në Forumin e Zgjerimit të BE-së, të zhvilluar në Bruksel.

Duke bërë të ditur se gjatë forumit në Bruksel kishte paraqitur vlerësimet e tij mbi pozicionin gjeopolitik dhe fuqinë e Evropës, Stubb shtroi pyetjen: “Si mund ta forcojmë Evropën në një botë të karakterizuar nga rivaliteti mes superfuqive, lufta që vazhdon në kontinentin tonë, konkurrenca teknologjike dhe pasiguritë në rritje?” Duke theksuar se përgjigjja e tij ndaj kësaj pyetjeje është mjaft e thjeshtë, Stubb deklaroi: “Përgjigjja ime është e thjeshtë: zgjerimi. Duhet të shfrytëzojmë plotësisht instrumentin më të suksesshëm të politikës së jashtme që Bashkimi Evropian ka pasur ndonjëherë.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp