Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se është diskutuar ideja që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë e asociuar e Bashkimit Evropian (BE), duke theksuar se fokusi është te kontributi i këtij procesi në mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, von der Leyen bëri të ditur se është shqyrtuar se çfarë do të nënkuptonte në praktikë anëtarësimi i asociuar i Kanadasë në BE. "Ne jemi të përqendruar te mirëqenia dhe siguria e qytetarëve tanë", u shpreh von der Leyen.

Von der Leyen theksoi se synohet forcimi i bashkëpunimit përmes një koordinimi më të ngushtë në hartimin e politikave, pjesëmarrjes në programet e BE-së dhe punës së përbashkët ndërmjet institucioneve. "Jemi ende në fillim të këtij rrugëtimi", deklaroi ajo.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp