Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Sipas Wall Street Journal, zyrtarët e administratës Trump zhvilluan bisedime paraprake mbi mënyrën se si mund të realizohet një operacion i mundshëm ushtarak për të vënë në zbatim kërcënimet e presidentit Donald Trump ndaj Iranit.

Zyrtarët amerikanë thanë se në këto diskutime u shqyrtuan objektiva të mundshme ushtarake në Iran, përfshirë edhe opsionin e një sulmi të gjerë ajror ndaj shumë objektivave ushtarake iraniane.

Një zyrtar i cituar tha se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje dhe se nuk ka lëvizje të pajisjeve apo personelit ushtarak për përgatitje sulmi. U theksua gjithashtu se këto vlerësime janë pjesë e “planifikimit rutinë të skenarëve” dhe në këtë fazë nuk tregojnë për një sulm të afërt ndaj Iranit.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp