Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Samiti nis një ditë pasi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi se Ukraina po përballet me “një nga momentet më të vështira në historinë e saj”, për shkak të presionit për të pranuar planin. Detajet e rrjedhura të planit vlerësohen si në favor të Moskës.

Zelenski të premten zhvilloi një bisedë telefonike me Sir Keir si edhe me liderët e Francës dhe Gjermanisë.

Plani i paqes i SHBA-së, i cili është bërë gjerësisht publik përmes rrjedhjeve në media, përfshin propozime që Kievi më parë i kishte refuzuar: dorëzimin e rajoneve lindore që aktualisht i kontrollon, ulje të ndjeshme të fuqisë ushtarake dhe zotimin për të mos u anëtarësuar në NATO.

Uashingtoni po ushtron presion ndaj Kievit për të pranuar propozimet dhe në fillim të javës dërgoi zyrtarë të lartë të Pentagonit në Ukrainë për t’i diskutuar ato.

Megjithatë, në Evropë ka shqetësime se Ukraina mund të shtyhet të pranojë një sërë kushtesh që anojnë fuqishëm në favor të Moskës. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e përshkroi mundësinë e pranimit të tyre si “një moment shumë të rrezikshëm”.

Para diskutimeve për Ukrainën në G20, kryeministri britanik Sir Keir deklaroi se liderët “do të shqyrtojnë ofertën aktuale mbi tryezë dhe do të shohin se si mund ta forcojmë këtë plan për fazën tjetër të negociatave, në mbështetje të përpjekjeve për paqe të presidentit Trump”.

Të premten, Trump paralajmëroi se Ukraina “së shpejti” do të humbasë më shumë territor ndaj Rusisë dhe se Zelenski “do të detyrohet” ta miratojë planin.

Trump tha se i ka dhënë Ukrainës afat deri të enjten për ta miratuar planin dhe e cilësoi këtë si “afatin e duhur”.

As presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e as presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po marrin pjesë në samitin e G20.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp