Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Britania njoftoi të enjten patrulla të reja të përbashkëta detare me Norvegjinë, të cilat synojnë mbrojtjen e kabllove nënujore nga Rusia, në një kohë kur kryeministri Keir Starmer dhe homologu i tij norvegjez Jonas Gahr Støre po zhvillonin bisedime për çështjet e mbrojtjes.

Qeveria britanike tha se një flotë e bashkuar prej të paktën 13 anijesh luftarake do të “gjuajë nëndetëset ruse dhe do të mbrojë infrastrukturën kritike në Atlantikun e Veriut”.

Ministri norvegjez i mbrojtjes Tore O. Sandvik, i cili nënshkroi marrëveshjen me homologun e tij britanik John Healey, tha se marrëveshja do t’u mundësojë të dy vendeve “të mbrohen së bashku”.

Marrëveshja vjen pas një kontrate prej 11 miliardë eurosh në gusht, përmes së cilës Norvegjia do të blejë të paktën pesë fregata britanike.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp