Forcat ligjzbatuese të Kinës dhe SHBA-së ndërmorën hapa konkretë në luftën kundër krimit
Ministria e Sigurisë Publike e Kinës njoftoi se që nga fillimi i vitit janë arritur rezultate konkrete në bashkëpunimin praktik ndërmjet forcave ligjzbatuese kineze dhe amerikane në fusha si lufta kundër drogës, mashtrimeve telekomunikuese dhe në internet, si dhe ekstradimi i kriminelëve në arrati.

Ministria bëri të ditur se, në kuadër të luftës kundër drogës, Kina dhe SHBA-ja kanë zgjidhur së bashku raste që lidhen me kontrabandën dhe tregtinë e drogës, si dhe me trafikimin ndërkombëtar të substancave të reja psikoaktive, duke ndërprerë rrugët e kontrabandës ndërmjet dy vendeve.
Në deklaratën e Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës thuhet se policia kineze, amerikane dhe ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe zhvilluan në Dubai një operacion të përbashkët kundër mashtrimeve telekomunikuese dhe në internet. Gjatë operacionit u arrestuan 276 të dyshuar dhe u shkatërruan rrjetet kriminale që qëndronin pas këtyre veprave.
Në deklaratë u theksua gjithashtu se Kina dhe SHBA-ja kanë bashkëpunuar për ekstradimin e kriminelëve në arrati. Pala amerikane i dorëzoi Kinës dy të dyshuar, njëri i kërkuar për kontrabandë dhe tregti droge, ndërsa tjetri për rrëmbimin dhe vrasjen e shtetasve kinezë jashtë vendit. Policia kineze kapi gjithashtu një të arratisur amerikan të kërkuar për krime të rënda të dhunshme dhe e ekstradoi atë në SHBA.
Në deklaratë u bë e ditur se policia kineze do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me forcat ligjzbatuese të SHBA-së dhe vendeve të tjera dhe të luftojë me vendosmëri krimin ndërkombëtar në përputhje me ligjin.
Albania News Agency Albania News Agency